GO UP

Roloi Grevena

separator
Price $0
Scroll down

Roloi Grevena

$0 per person

Roloi (Sahati), monumenti emblematik i Grevenas, ndodhet në qendrën e qytetit, tek sheshi Eleftheria. Sipas dëshmisë së Epirotit erudit Ioanni Lampridi, i cili shkruan më 1889, Nuri Agai restauroi kullën e sahatit, e cila ishte ndërtuar më 1776 nga paraardhësit fisnorë të tij dhe ishte shkatërruar më 1821 nga ushtria otomane gjatë periudhës së luftës kundër sundimtarit të Grevenas Veli Aga, aleat i Ali Pashës. Kulla, e cila para çlirimit funksiononte si minare xhamie, përfshihet ndër 5 ngrehinat otomane të këtij tipi që ruhen në territorin hellen.

Pamja e sotme e sahatit i takon vitit 1906. Bëhet fjalë për kullë me fasadë pesëkëndore, me gjatësi faqeje 2m dhe lartësi mbi 20m, e cila përbëhet nga 3 pjesë: baza, trupi dhe çatia. Baza është e ndërtuar në mënyrë alternative me gurë të skalitur trashë dhe zona me përmasa të njëjta prej tullash. Trupi është ndërtuar me tulla dhe ka tre radhë të njëpasnjëshme dritaresh. Në brendësi ka shkallë ciklike, e cila çon në verandën perimetrike me parmak hekuri. Në nivelin e verandës godina reformohet në kullëz prej tullash me sahate në çdo faqe, të lidhura me kambanën e çatisë. Çatia konike mbështetet në 5 harqe dhe në kulmin e saj është vendosur një aeroplan i vogël – fluger.

Restaurimi i kullës në vitin 1969 shformoi në masë të madhe pamjen e saj fillestare me mbulimin e murit prej guri dhe atij me tulla me materiale moderne dhe të huaja për godinën. Nga studime të kohëve të fundit dimë se mekanizmi i ri i sahatit, sot i humbur, u ble më 1954 nga një shoqëri e Pireut dhe u vendos pas përfundimit të punimeve restauruese. Kulla u restaurua përseri në vitin 2009, që u hoqen suvatë e mëvonshëm, u përforcuan themelet dhe u ndriçua përseri.

Accessibility: E aksesueshme për njerëz me lëvizshmëri të reduktuar.