GO UP

Agios Dimitrios, Mavranei

separator
Price
Scroll down

Agios Dimitrios, Mavranei

per person

Kisha Agios Dimitrios (Shën Dimitrios) në vendbanimin Μavranei u ndërtua në vitin 1817 sipas dëshmisë së dy mbishkrimeve në gur në anën e jashtme të apsidës dhe tek trau i hyrjes kryesore të murit jugor. I përket bazilikës trenefeshe me kupolë, në anën e jashtme me apsidë shumëplanëshe dhe narteks-gjinekonit të ngritur në perëndim, i cili nuk ruhet. Stoaja e hapur (hajati) në jug është e mëvonshme. Hyrja kryesore e kishës, në mesin e murit jugor, ka dekoracion të gdhendur në gurë rreth portës me pamje njeriu. Godina mbulohet me çati dyujëse dhe është e ndërtuar me gurë të skalitur trashë. Me merak të veçantë është e ndërtuar apsida me korniza horizontale dhe gjysëmkolona në skaje, ndërsa në pjesën më e ngritur të saj formohet zonë dekorative me pllaka të skalitura me harqe me nuanca islamizuese.

Kisha ruan dekoracion të rëndësishëm ikonografik tek Altari dhe në pjesën lindore të nefit kryesor të kishës. Dallohen dy faza ikonografie. Fazës fillestare i përket thuajse terësia e afreskeve të monumentit, të cilat paraqesin mjaft ngjashmëri me vepra piktorësh nga Samarina dhe do të mund të datoheshin në çerekun e dytë të shekullit të 19-të. Po të njëjtës fazë i përket edhe pikturimi i shenjtorëve Dimitrios dhe Georgios në konkë të cekët mbi traun e hyrjes kryesore. Faza e dytë e ikonografisë vendoset në vitin 1887 dhe përmbledh motive që mbulojnë shtresën më të vjetër. Ikonostasi prej druri të punuar me mjeshtëri datohet në bazë të një mbishkrimi më 1818. Ikonat despotale të ikonostasit u vodhën më 1993. Pjesë të fronit episkopal prej druri janë përdorur për ndërtimin e amvonit të ri.

Accessibility: Për shkak të një shkalle të shkurtër kisha nuk është e aksesueshme për persona në karrige me rrota apo me vështirësi në lëvizje.