GO UP

Kisha e Shën Apostujve

separator
Price
Scroll down

Kisha e Shën Apostujve

per person

Agios Georgios

Vendbanimi i Agios Georgios ndodhet në pjesën veriore të rrethit dhe ishte qendra e ish Bashkisë Kapodistriake të Herakleoton në lartësinë 800 metra. Sikur vërtetohet nga vizitorë të huaj dhe arkeologë hellenë, por edhe nga të dhënat e derisotme, bëhet fjalë për një zonë me interes të pasur arkeologjik, që datohet që epokës prehistorike deri në periudhën pasbizantine. Rol vendimtar luajti pozicioni nevralgjik i mjedisit, i cili kontrollon zonën më të gjerë, kontakti me toka të kultivueshme dhe afërsia me shtigje kalimi tokësore dhe lumore. Vendbanimi duket se arriti kulmin e zhvillimit që prej periudhës klasike të vonshme, ndërsa banimi shtrihet kryesisht nga ana perëndimore. Mbishkrimet e gjetura tregojnë ekzistencën e njësisë civile të organizuar të një qyteti të mbretërisë së Maqedonisë dhe të viteve perandorake, identiteti i të cilit është për ne ende i panjohur. Këtë mendim e përforcojnë materialet e rrënojave të ndërtimit të godinave publike-ndoshta të shenjta- pjesë arkitektonike, baza shtyllash për mbishkrime, altarët, fragmente shtyllash mbishkrimesh, shtylla relievi të skalitura dhe statuja dhe sende të gjetura në varre. Nga gjetjet dallon një tip statuje e periudhës romake, që kopjon statujën origjinale dhe pasqyron Demetrën (tipi i Herakleiotissas së madhe (μεγάλης Ηρακλειώτισσας). Pasqyron një figurë gruaje me trup të plotë me kokë të mbuluar, e mbështjellë me himatio, chiton deri në fund të këmbëve, ndërsa njëra dotë është e kthyer në lartësinë e gjoksit. Akoma, shembull të shkëlqyer të punimeve prej metali përbën një fragment përkrenareje bakri mbrojtëse e nofullës, që pasqyron Nike me pendë dhe me chiton deri në fund të këmbëve, shtizë dhe mburojë.

Gjatë periudhës otomane në vendbanim, i cili përmendet në kodikun e Zavordas me emrin Tsourchli, u vendosen të krishterë të islamizuar, Valaadet, duke ruajtur njëkohësisht elementin e krishterë. Valaadet ikën nga vendbanimi pas nënshkrimit të Traktatit të Lozanës për shkëmbimin e popullsive greke dhe turke më 1924. Nga Tsourchli kishte prejardhjen agai i zonës Beqir (Bekir Fikri Yarbey), i cili luante rol aktiv në ngjarjet historike të krahinës së Maqedonisë Perëndimore dhe konsiderohet si shkaktari kryesor i vrasjes së Mitropolitit të Grevenas Aimilianou në vitin 1911.

I rëndësishëm në ruajtjen e arsimit dhe fesë hellene ishte kontributi i “Vëllazërisë Bamirëse Tsourchlioton të Zonës së Grevenas Neomartiri Georgios” që u krijua në Konstantinopojë afërsisht më 1860-ën. Që në vitin 1863 përmendet ekzistenca e Shkollës Fillore, Grammatodidaskaleios (shkollë e arsimit të lartë) në vitin 1899, i Shkollës Civile më 1902 dhe Partenagogeios (shkollë femërore) më 1908.

Gjendja e mirë ekonomike për hir të tregtisë me vendet e lumit Danub dhe liria relative kontribuoi më tej në zhvillimin e arteve dhe veçanërisht të pikturës popullore dhe afreskeve në fshatrat e Voios, në Samarina dhe në Tsourchli me familjën Bakola.

Atraksion fetar të zonës dhe jo vetëm përbën kisha e mbrojtësit të vendbanimit, neomartirit Agiou Georgiou (Shën Georgios), në të cilin ruhet pjesë e kufomës së tij të shenjtë. Neomartiri Shën Georgios, për hirin e të cilit iu dha emri bashkëkohor vendbanimit më 1927, lindi në Tsourchli më 1808, martirizoi në Ioannina më 1838 dhe është shenjti mbrojtës i gardës presidenciale. Ikona e Shën Georgios, që pasqyrohet me fustanellë që fokuson fytyrën e shenjtit të ngulitur në ndërgjegjen popullore, u bë simboli i luftës çlirimtare dhe shembull për mbështetjen kombëtare të të shtypurve.

Kisha e Shën Apostujve Petros dhe Pavlos

Bëhet fjalë për bazilikë trenefeshe të mbluar me kube me narteks në anën perëndimore, e ndërtuar sipas mbishkrimit ktitorik më 1836. Absida e Altarit ka kollona të vogla me absidoma harkore të verbëra. Shtesa më e re e shekullit të 20-të përbën shtrirje të kishës në anën perëndimore. Hyrja kryesore e kishës ndodhet në anën jugore. Ka dekoracion perimetrik me reliev guri të skalitur, ndërsa sipër saj formohet një konkë e cekët ku pasqyrohen shenjtërit të cilëve u dedikohet kisha Petros dhe Pavlos. Në brendësi të kishës ruhen afreske të vyera pasbizantime, në një pjesë të murit jugor dhe në kamarën e nefit të mesëm, të cilat, sipas mbishkrimit të ruajtur, u pikturuan më 1857 nga piktori Nikolaos Bakolas nga Tsourchli. I shkëlqyer është ikonostasi prej guri, i vetëm në Grevena, shembull i asimilimit krijues të ndikimeve perëndimore, nga baroku dhe rokokoi deri tek neoklasicizmi.

Accessibility: Për shkak të një shkalle të shkurtër kisha nuk është e aksesueshme për persona në karrige me rrota apo me vështirësi në lëvizje.