GO UP

Kisha e Shën Georgios (Agiou Georgiou), Perivoli

separator
Price
Scroll down

Kisha e Shën Georgios (Agiou Georgiou), Perivoli

per person

Kisha e Shën Georgios ndodhet në lagjen qendrore të vendbanimit. Sipas nbishkrimit ktitorik në pllakë guri të murit jugor, u ndërtua në vendin e një kishe më të vjetër më 1760 nga ustallarë epirotë, në kohën e Mitropolitit të Grevenas Grigoriut. Bëhet fjalë për bazilikë trenefeshe me çati druri dhe gjinekonit dykatësh në anën perëndimore. Harku qendror i absidës së Altarit nga ana e brendshme është gjysëm rrethore dhe nga ana e jashtme shtatëfaqëshe, zbukurohet me absidoma gjysëm rrethore të cekëta që mbështeten në një bazë të gjerë, element që vjen nga tradita bizantine. Ruhen akoma dy gurë të skalitura të vendosura në mur, i pari pasqyron figurë burri me trup të plotë me jatagan dhe në këmbë zogj përkundruall, ndërsa i dyti figurë burri me kurorë ari që mban kryq dhe shpatë. Naosi ishte i mbuluar me pllaka guri ndërsa ka dy hyrje, një në anën perëndimore dhe tjetra, kryesorja, në anën jugore. Në kishë hyhet nëpërmjet tre shkallarëve. Dyshemeja është e shtruar me pllaka guri, ndërsa në nefin kryesor ka një centro poligonike në kuadrat katror. Në nefet anësore kulmi është i rrafshët, me dërrasa me katrorë të veçuar dhe opeo poligonik me pasqyrim të Pantokratorit në qendër. Gjinekoniti veçohet nga naosi kryesor me hapje harkore të thurura me ristela. Naosi dhe pronaosi janë plotësisht të pikturuar ndoshta nga piktori Ioannis Kapesovitis. Shembuj të veçantë gdhendje në dru përbëjnë ikonostasi që datohet sipas një ikone më të vjetër despotike të Shën Mërisë Fëmijëmbajtëse më 1775, froni peshkopal, amvoni dhe faltoret.

Accessibility: Për shkak të disa shkallëve dhe hyrjes së ngushtë kisha nuk është e aksesueshme për persona në karrige me rrota.