GO UP

Mulliri i Bousios

separator
Price
Scroll down

Mulliri i Bousios

per person

Kompleksi i mullirit të Bousios ndodhej në skajin veriperëndimor të qytetit të Grevenas në zonën e banesave të punëtorëve (Ergatikon Katoikion), që përputhet më vendbanimin pasbizantin Avlais. Në të njëjtën zonë konstatohet ekzistenca e rrënojave të një vendbanimi nga periudha romake deri në antikitetin e vonët.

Mulliri u ndërtua në gjysmën e 2-të të shekullit të 19-të nga familja Bousios, anëtar i shquar i së cilës ishte Georgios Bousios. Me studime në Shkollën e Lartë Tregtare të Chalkis ishte arkëtar dhe kryeplak i Grevenas më 1906, mori pjesë në luftën maqedonase dhe u zgjodh deputet i sanxhakut Servion të rrethit të Manastirit më 1908, kohë në të cilën u zhvilluan zgjedhjet e para parlamentare otomane nga Komitati Xhonturk. Pastaj u zgjodh deputet i Kozanit me koalicionin e Ioana Dragoumit, ndërsa u bë ministër i brendshëm në qeverinë afatshkurtër të Triantafyllakos pas disfatës mikraziatike (Azisë së Vogël) më 1922.

Mulliri me ujë në krah të lumit Greveniti gjatë kohës së funksionimit të tij shumëvjeçar kishte faza të njëpasnjëshme restaurimi dhe modernizimi duke ndjekur procedurën e prodhimit, në kuadrin e industrializimit që filloi në mesin e shekullit të 19-të. Mullinjtë tradicional shkallë shkallë zëvendësohen nga mullinjtë e mekanizuar që përdorin si fuqi lëvizëse avullin dhe naftën. Mulliri i Bousios, që shërbeu si eveniment për zhvillimin industrial dhe ekonomik të qytetit, funksiononte me motor avulli, ndërsa veprimtaria e tij tejkalonte kufijtë e Greqisë.

Informacion për imazhin e kompleksit në mesin e shekullit të 20-të mund të marrim nga piktura në vajë i piktorit nga Grevena, Aristoteli Varsami, në kohën që kishte filluar dekadenca e tij. Kompleksi ishte trekatësh, mbulohej me çati tjegullash dhe funksiononte si mjedis prodhimi, si banesë e pronarëve dhe zyra të biznesit. Ndoshta gjatë kohës midis dy luftërave mori atë karakter monumental me përdorimin e materileve ndërtimore karakteristike të komplekseve industriale të kohës. Muratura në pjesën e poshtme të saj ishte me gurë të punuar trash dhe në të sipërmen me tulla. Në fund të dhjetëvjeçarit të 1970-ës trashëgimtarët e Georgio Bousios ndërtuan në anën e brendshme të mullirit një godinë të re dykatëshe me betonarme dhe evakuuan të vjetrën. Sot nga godina fillestare ruhet pjesa jugore e saj me lartësi të madhe. Në pjesën më të ulët ishte instaluar një rrotë që vinte në lëvizje mullirin dhe kanalet e ujit prej çimentoje, ndërsa në pjesën e sipërme ishin zyrat e biznesit. Në anën e jashtme pjesët e sipërme të dyerve formohen nga harqe, kati i dytë dhe absida e mjedisit, ku ishte vendosur rrota, dallohen nga një shirit i formuar me tulla të vendosura horizontalisht, ndërsa brenda muraturës ka ganxha metalike të farkëtuara me dorë. Brenda godinës ruhen fragmente pikturash në mur, vepra dizinjatori të panjohur me tematikë kurora lulesh dhe zona dekorative me astragale dhe meandra.

Godina me mjedisin rrethues të saj do të funksionojë si Muze e Re Arkeologjike me qëllim që të ekspozohen aty gjetjet e rëndësishme arkeologjike të Grevenas.

Accessibility: Akses i limituar, muzeu nuk ka platformë për karrige me rrota.