Shpella e Shën Archangjellos (Kryeëngjellit) (Pustec)
per person
Duke vazhduar itinerarin me skaf në lindje të Maligradit, rreth 30 minuta nga ishuli, ndalesa e radhës e ekskursionit është kisha në shpellën e Shën Archangjellos. Kjo shpellë ndodhet në bregun e liqenit dhe përbëhet nga dy pjesë me hyrje të ndryshme: në pjesën e poshtme jetonin kallogjerët, ndërsa në pjesën e sipërme ndodhet një Parakletë (vend përgjërimi) brenda të cilit ndodhen piktura, afreske të Shë Mërisë me Jezu Krishtin, Archangjellon Stefano, Simeonin dhe Melizmin e Qengjit të Zotit.