GO UP

Ura e Pashait

separator
Price
Scroll down

Ura e Pashait

per person

Ura e rrënuar e Pashait (Gefyri tou Pasha) mbi lumin Aliakmona ndodhet midis vendbanimneve të Siatistas dhe Palaiokastrou të Voios (mali Voios) nga ana verilindore, Kokkinas dhe Taksiarchi të Grevenas nga ana jugperëndimore, poshtë rrugës së sotme moderne të Egnatias. Ndërtimi i saj në një nyje nevralgjike që lidhte Thessalonikin me Ioanninën nëpërmjet Kozanit- Grevenas, pra në rrugë të rëndësishme ushtarake dhe tregtare gjatë viteve otomane, konfirmon rëndësinë e saj. Ura mundësonte komunikimin sa midis Epirit, Maqedonisë dhe Thessalisë aq edhe me Konstandinopojën dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Ndoshta bëhet fjalë për urën më të vjetër të njohur në Maqedoninë Perëndimore, ngaqë, sipas dëshmisë së vitit 1880 të mjekut Epirot I. Lampridi, u ndërtua në vitin 1690 nga Mahmut Pasha. Ura përmdendet gjithashtu nga vizitorët e huaj F. Pouqueville dhe W. Leake. Në pjesën anësore të saj kishte han dhe vendroje turke për kontrollin e kalimtarëve. Në bazë të traditës popullore ndërtimi i saj lidhet me legjendën e protomjeshtrit. Sikur edhe në urën e Artës, viktima shndërrohet në përbindëshin e urës ngaqë protomjeshtri detyrohet të flijojë të gjallë gruan e tij në themelet e urës që të mund të rezistojë.

Ura u shëmb më 14 prill 1941 nga Anglezë dhe Neozelandezë me qëllim ndërprerjen e pushtimit gjerman drejt jugut. Para shëmbjes së saj ishte ura më e madhe e Maqedonisë me gjatësi mbi 100 m dhe lartësi të harkut të mesëm mbi 15m, e ndërtuar me sistemin pseudoizodom. Sot ruhen rrënoja të bazamentit të saj, si edhe harku i fundit lindor. Vendkalimi i urës i shtruar me kalldrëm kishte parapet të ulët për mbrojtjen e kalimtarëve. Themelet dhe bazamentet janë të ndërtuara me gurë argjilorë dhe ranorë, ndërsa në harqe është pëdorur gur poroz. Tek katër mbështetëset e mesme hapen në mënyrë shplodhëse dritare me tra harkor, ndërsa harqet rikthehen me shiritë lehtësisht të dalë me gurë të latuar, element që gjendet në ura të viteve otomane të hershme dhe të vonshme në Greqi dhe në Azinë e Vogël. Në zonën e Grevenas kurorëzime të ngjashme ka në urën e Aziz Agait (1727). Tek mbështetëset, në pamjen e urës për nga rrjedha e ujit, dallohen konsola poligonike për normalizimin e rrjedhës së lumit. Forma në fjalë, e rrallë në zonën më të gjerë, është e njohur që në shekullin e 12-të në Azinë e Vogël.

Accessibility: Akses i limituar, nuk ka platformë për karrige me rrota.