GO UP

Agios Athanasios, Dotsiko

separator
Price
Scroll down

Agios Athanasios, Dotsiko

per person

Kisha Agios Athanasios është bazilikë trenefeshe me çati druri me apsidë gjysëm rrethore, me narteks-gjinekonit dykatësh në perëndim dhe stoa të hapur me harkadë në pjesën jugore, ku ndodhet edhe hyrja qendrore. Ndërtimi i saj datohet më 1865, në bazë të mbishkrimit të skalitur në gur në harkadën e hyrjes qendrore. Është ndërtuar me gurë të skalitur trashë në shtresa të njëpasnjëshme me trashësi të ndryshme. Me kujdes më të madh janë ndërtuar këndet e godinës me gurë të mëdhenj të gdhendur dhe sidomos apsida e Altarit, ku edhe formohet harkadë qorre me harqe trilobulare. Mbulimi i nefit krysor realizohet me çati dyujëse, fillimisht me pllaka argjili. Parvazi i hyrjes së kishës, tregues i shkëlqyer i artit popullor në formë pamjeje njeriu, bart dekoracion të një mjeshtërie të lartë gdhendur në gurë. Karakteristike është gjithshtu korniza katërfletëshe prej guri e dy dritarëve poshtë çatisë tek muri lindor dhe perëndimor përkatësisht.

Afreke muri ruhen sot në mjedisin e Altarit, të cilat mund të datohen në fillimet e shekullit të 20-të, ndoshta më 1905, domëthënë kohë që datohen edhe skenat e stilit të njëjtë të Krishtit dhe Apostujve në amvona. Pasqyrimi i Shën Athanasios tek konka e traut harkor të hyrjes jugore datohet, në bazë të mbishkrimit të së njëjtës kohë me të, më 1877. Kisha ka ikonostas prej druri të gdhendur dhe të lyer me flori, ku trupëzohen ikona të çmueshme piktorësh nga Samarina. Piktori Michail Antoniou pikturon së bashku me vëllanë e tij Ioanni ikonën despotike të Krishtit e datuar më 12 korrik 1867. Vepër e Michailit është edhe ikonografia e Fjetjes së Hyjlindëses (Kimisi tis Theotokou) në një faltore të kishës e datuar më 29 qershor 1869. Dimitrios A. Kraias pikturon ikonën e Archangello Michailit e datuar më 15 maj 1867. Kisha ka gjithashtu tavan të shkëlqyer me Pantokratoran në rreth qendror. I rendësishëm është edhe koleksioni ikonash i kishës, si edhe kambana prej bronzi e vitit 1895.

Accessibility: Për shkak të një shkalle të shkurtër kisha nuk është e aksesueshme për persona në karrige me rrota apo me vështirësi në lëvizje.