GO UP

IT CULTURE
Development and promotion of
cultural touristic destinations
through multimedia tools

Dy fjalë për veprën

Programi “Development and promotion of cultural touristic destinations throungh multimedia tools” me titull të shkurtuar “IT CULTURE” përbën një propozim të Bashkisë së Grevenas (LB), të Bashkisë Pustec (PB2) dhe të Organizatës Joshtetërore Anti Cracker Shield Albania (PB3). Buxheti i miratuar i tij, 484.404,60 €, përballohet në masën 85% nga burime të BE dhe 15% nga burime kombëtare dhe zhvillohet në kudrin e Programmit të Bashkëpunimit Evropian Ndërkufitar Greqi-Shqipëri 2014-2020 (INTERREG IPA CBC).

OBJEKTIVI

Objektivi kryesor i veprës “IT CULTURE” është të promovojë dhe të përforcojë trashëgiminë kulturore të zonës me qëllim që të konsolidohen kushtet për zhvillimin turistik të së ardhmens. Parametri bazë i programimit është shfrytëzimi i mjeteve moderne dixhitale, një prirje e re për shërbimet turistike veçanërisht e preferuar midis përdoruesve-turistëve, me synim informimin më përfekt dhe përmirësimin e përvojës turistike. Objektivi i veprës shtrihet në dy akse të rëndësishme, kulturor dhe turistik/ekonomik, të cilët synon t’i zhvillojë në mënyrë të ekuilibruar duke respektuar mjedisin natyror të Grevenas dhe të Pustecit.

VIZIONI

Dy zonat ndërkufitare, Bashkia e Grevenas (Greqi) dhe Bashkia e Pustecit (Shqipëri), bazuan programimin tek nevojat e tyre të përbashkëta si në sektorin e kulturës aq edhe në shfrytëzimin turistik të tij dhe predispozohen të zhvillojnë edhe në të ardhmen praktikα të mira mbështetjeje dhe komplementariteti. Për faktin e fqinjësisë vepra konsiderohet një investim i rëndësishëm për konsolidimin e marrëdhnieve shumëvjeçare të besimit dhe stabilitetit në zonë.

REZULTATE

– krijimi i platformës elektronike për informimin më të gjerë të publikut lidhur me atraksionet turistike dhe kulturore me përdorimin e teknologjive të reja,

– studim për gjendjen e tanishme në degën e turizmit,

– dixhitalizim të burimeve primare me interes kulturor,

– krijimi i stigjeve kulturore turistike,

– studime muzeologjike për ndërtimin e muzeve (info-screens, QRcodes, harta, tabela),

– plan i organizuar dhe poliedrik publiciteti,

veprimtari promovuese të fokusuara për të vënë në lëvizje entet e përfshira dhe zhvillimin e mëtejshëm të veprës.

Përvoja kulturore të pasura multidimensionale

GREVENA

Në një kënd mikpritës të Greqisë, vizitorët do të gjejnë Bashkinë Grevena, një vend që kombinon qëndrimin e qetë dhe relaksin me rinovimin shpirtëror të ofruar nga kontakti i drejtpërdrejtë me mjedisin natyror. Grevena tashmë është e njohur për traditën e pasur që kryesisht i takon muajve të verës në festivalet dhe panairet që zhvillohen edhe në fshatërat e saj më të largëta. Atje kthehen vendasit e larguar dhe ato fshatra mbushen për pak kohë me këngë tradicionale dhe ringjallin zakonet që përbëjnë identitetin e veçantë të njerëzve të mbijetuar në këto peisazhe malore të egra.

Brenda dhe jashtë qytetit, Grevena është një vend i gatshëm për hijeshinë me bukuritë e saj të pazbuluara. Në jehonën e rrugëve të vjetra tregtare, dëshmi e të cilave mbeten tani urat e ndërtuar me gurë dhe Kishat e shpërndara post-bizantine. U krijuan katër rrugëtimet kulturore nga Projekti ITCulture. Një përvojë e integruar e udhëtimit e projektuar për të ofruar, me çdo mjet modern, qasje në disa nga thesaret që janë të fshehura mirë në këtë fushë të Maqedonisë perëndimore.

Përfshirja e vendeve natyrore, muzeve dhe pikave të ndryshme të interesit, rrugëtimet kulturore gjithashtu kontribuojnë në prezantimin e përjetshëm të historisë së Grevena (“Mastodond në Muzeun e Milia, gërmimet prehistorike, Akropol të stilit grek në Kastri, Kisha Meta-Bizantine , Statujen e Anitsas) me referenca tek personazhet të zonës të shquar secili ne fushën e tij. (Vëllëzërit Manakia, familja Mpousiou, komandanti Berros, Agiografët Samariniotë). Dokumentacioni i tyre shkencor nga Drejtoria e Antikave të Grevena dhe regjistrimi i tyre dixhital e bën IT CULTURE të ndikojë si një vepër të rëndësishme për të shpëtuar vlerën e këtyre monumenteve kulturore dhe tërheqjen e vëmendjes së publikut.

Megjithatë, kryesisht, IT CULTURE ka si qëllim kthimin e formave të lehta të turizmit në Bashkinë Grevena, të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me mjedisin natyror dhe tregojnë karakterin e veçantë antropogjen (laografi, traditë, arkitekturë) dhe e trajtojnë turizmin në raport edhe me gastronominë e produkteve vendase duke parë si arsye komunikimi, bashkëpunimi dhe zhvillimi ekonomik.

Pusteci

Pusteci është një bashki me potenciale të shumta turistike, kulturore dhe tradicionale në Shqipëri. Është një prej bukurive më të mëdha natyrore në vend i vlerësuar nga turistët vendas dhe të huaj ndërsa banorët e tij janë tepër të butë e mikpritës. Kryeqendra e bashkisë është fshati i Pustecit. Pusteci është një zonë e favorshme për zhvillimin e turizmit veror. Liqeni i Prespës, natyra e pashfrytëzuar, gatimet tradicionale, ndërtesat e vjetra buzë liqenit të Prespës, kishat si dhe ishulli i Maligradit janë atraksionet kryesore të kësaj zone. Liqeni i Prespës, përveç bukurisë natyrore që ofron, shquhet dhe për florën dhe faunën e pasur, larminë e zogjve mes tyre edhe pelikani. Banorët e Pustecit janë përqëndruar kryesisht tek bujqësia dhe peshkimi. Zaroshka është fshati ku janë përqëndruar disa restorante ndërsa gatimi më i njohur është tava e krapit me lëngun e bardhë. Krahas pamjeve natyrore, ujërave të liqenit dhe gatimeve, vizitorët e Pustecit dhe turistët mund të njihen nga afër me vlera folklorike, këngë dhe valle të zonës.

Anti-Cracker Shield Albania

ACSHA është një organizatë joqeveritare me seli në Shqipëri.

Shtë krijuar në muajin prill te vitit 2014 nga programues të specializuar të informatikës dhe specialistë të IT-së.

Objektivat kryesorë janë:

    • Edukimi i vazhdueshëm kundër rreziqeve në internet
    • Mbrojtja e së drejtës së autorit
    • Muzikë në internet dhe privatësi artistike
    • Kundër mashtrimeve në internet

dhe shume fusha te tjera të Informatikës dhe sigurisë Kibernetike.

Këto objektiva janë të qarta dhe mbulojnë aspektet sociale, ekonomike, ligjore, penale, civile që ndihmojnë shoqërinë dhe komunitetin. Fushat e Aktivitetit janë shumë të mëdha dhe përfshijnë sektorët më të ndryshëm si në Arsim, përfshirë të gjitha nivelet e Institucioneve arsimore, fushat e Artit, Kulturës, Inovacionit dhe programeve të Integrimit Evropian, asistencën, këshillat dhe projekt-legjislacionin për përmirësimin e neneve aktuale ligjore, propozimet për hapjen dhe zhvillimin e organeve të veçanta në Organet e Ligjit dhe Drejtësisë. Gjithashtu në grupet einteresit të përditshëm që janë përdorues të internetit dhe kompjuterit në vendin e punës ose grupe më të ngushta të familjes si anëtarët e familjes.

Disa nga projektet dhe programet që ACSHA kishte drejtuar në të kaluarën janë:

“Blini Online dhe pafshi ëndrra të ëmbla” me klientët e një Banke të nivelit të dytë. Specialistët e ACSHA e trajnuan klientet se si të blejë në internet me kartat e tyre të kreditit dhe debitit pa pasur rrezik për mashtrim.

“Edukimi i vazhdueshëm kundër pedo-pornografisë dhe porno-pedofilise në internet” me grupe të synuara studentësh në nivele arsimore te ndryshme ne Korçë. Ishte një bashkëpunim midis ACSHA, Ministrisë së Arsimit, Kulturës dhe Sporteve dhe Drejtorisë Rajonale të Arsimit.