Akropoli i Epokës Hellenistike (Kastri)
per person
Në qendër të viseve të rëndësishme të Tymfaioneve për Mbretërinë e Maqedonisë, të cilët morën pjesë në fushatën e Aleksandrit të Madh me prijës strategun Polyperchonta, midis vendbanimeve Polyneri dhe Alatopetra në lartësi 1200 metra, ndodhet lartësia Kastri. Në këtë pozicion strategjik u zbulua dhe hulumtohet nga Universiteti “Aristoteleio” i Thessalonikit akropoli i një qyteti të lashtë të panjohur dhe të paidentifikuar deri sot.
Banimi i viseve fillon që nga epoka neolitike, ndërkaq rrënojat datohen nga fundi i shekullit të 4-t p.e.s. (p.Kr.) deri në mesin e shekullit të 2-të p.e.s., me shkatërrimin e plotë të akropolit gjatë kohës së një konflikti ushtarak që lidhet me mbizotërimin e Romakëve në mbretërinë e Maqedonisë, afërsisht deri në vitin 150 p.e.s..
Akropoli ishte i rrethuar me mur mbrojtës të ndërtuar me gurë të çrregullt, fortifikιm i cili ndoshta vazhdon edhe në qytetin poshtë tij. Gërmimet e derisotme hulumtuese sollën në dritë, në brezin e mesëm të tij, murin mbrojtës, kulla dhe dy hyrje. Ruhen deri sot hyrja momunentale perëndimore dhe lindore, në një brez më të ulët. Në akropol u zbuluan rrënoja të ndryshme midis të cilave ato të një tempulli pa kollona anësore në formën e pallatit me përmasa 18,80m x 11,40m dhe pronaosi me përmasa 5,03 m x 11,07 m, i cili aksesohej me shkallë si edhe themelet dhe pjesë arkitektonike të një stoaje të madhe dorike me kolonadë të dytë në brendësi të saj, e cila me gjasë përbënte propilonin për hyrjen në brendësi të mjedisit të faltores së akropolit. Që të dy godinat në fjalë datohen në fund të shekullit të 4-t p.e.s. Mjedisi u shkatërrua në shekullin e 3-të p.e.s., ndërkaq shumë pjesë të tij rindërtohen dhe ruhen deri në mesin e shekullit të 2-të p.e.s. sikur rrënojat e një godine të vogël të viteve helenistike që u ndërtua mbi një shtresë të shkatërruar nga zjarri në anën perëndimore të tempullit.
Gjetjet e gërmimeve si elemente arkitektonike, qeramikë e importuar dhe vendase e periudhës klasike dhe helenistike, unaza të shumta metalike, prej bakri dhe hekuri, sustë mburoje, maja shtyze prej hekuri, vathë floriri me pasqyrim kokeje luani, monedha, kryesisht prerje mbretërore të Maqedonisë dhe Epirit, fragmente mbishkrimesh tregojnë ekzistencën e një qendre të rendësishme të mbtetërisë maqedonase që kontrollon rrugët natyrore nga Maqedonia drejt Thessalisë dhe Epirit. Në faltoren e rendësishme të akropolit të qytetit adhurohej një hyjni identiteti i së cilës mbetet që të zbulohet me vazhdimin e gërmimeve hulumtuese, veç mund të lidhet me adhurimin tradicional të Tymfeatëve për Zeusin ose për nënën e hyjnive Rea.
Në pjesën më të ulët të kodrës ndodhet kishëza njëmjedisore e Agion Theodoron, e cila u ndërtua në fillim të shekullit të 20-të. Në ndërtimin e saj u përdoren gurë të lashtë dhe duket se është ngritur mbi një mur mbrojtës të lashtë.
Accessibility: Vendi arkeologjik është nën gërmim dhe është i mbyllur për publikun.