GO UP

Agioi Theodoroi, Mavronoros

separator
Price
Scroll down

Agioi Theodoroi, Mavronoros

per person

Ndërtimi i kishës së Agion Theodoron datohet sipas traditës së vendit në vitin 1806. Bëhet fjalë për bazilikë trenefeshe të mbuluar me kupolë me apsidë gjysëmsferike tek Altari dhe narteks-gjinekonit në pjesën perëndimore. Kisha mbulohet me çati dyujëse dhe është e ndërtuar me gurë të skalitur trashë në radhë të njëpasnjëshme. Me kujdes më të madh është e ndërtuar apsida, ku formohen apsidoma qorre me harqe me tipare islamizuese. Kisha ka tre hyrje, tek muri verior, perëndimor dhe jugor përkatësisht, ajo e fundit në formë figure njeriu me kornizë guri të skalitur.

Djegia e kishës nga Gjermanët gjatë pushtimit pati si pasojë shkatërrime të mëdha si në pjesën e brendshme aq edhe në pjesën e jashtme të godinës duke humbur kështu pjesa më e madhe e afreskeve, e ikonave të lëvizshme, e këmbanarës në këndin veriperëndimor, e stoas së hapur në pjesën perëndimore dhe jugore dhe e mbishkrimi ktitorik të latuar në gur sipër hyrjes jugore.

Sipas një mbishkrimi në brendësi të kishës, afër hyrjes jugore, pikturimi i saj përfundoi më 26 tetor 1852 me shpenzime të banorëve të fshatit. Sot ruhen vetëm afresket në mjedisin e Altarit dhe shumica prej shenjtorëve me trup të plotë tek muri verior dhe jugor. Karakteristike janë pasqyrimet e shenjtorëve ushtarakë, si edhe të apostujve Petros dhe Pavllos që mbajnë në duar përngjasim të kishës. Arti i piktorit anonim të kishës Agion Theodoron karakterizohet nga kontrastet e theksuara kolore me variacion tonesh të ngrohta dhe të ftohta dhe përdorimin e gjerë të motiveve dekorative në rroba, të cilat imitojnë pëlhura të modës. Kisha ruan gjithashtu ikonostas të shkëlqyer prej druri të pikturuar dhe pjesërisht të lyer me flori.

Accessibility: Për shkak të një shkalle të shkurtër kisha nuk është e aksesueshme për persona në karrige me rrota apo me vështirësi në lëvizje.