GO UP

Agios Dimitrios, Mesolouri

separator
Price
Scroll down

Agios Dimitrios, Mesolouri

per person

Kisha e Shën Dimitrios është bazilikë trenefeshe e mbuluar me kupolë me apsidë shumëfaqëshe në anën e jashtme, narteks-gjinekonit të ngritur në perëndim dhe stoa (hajat) të hapur në anën jugore, ku ndodhet edhe hyrja qendrore. Ndëtimi i kishës datohet më 1778, sikur dëshmojnë dy mbishkrimet që ruhen në anën e brendshme dhe të jashtme të derës së hyrjes tek muri jugor. Tek parvazi i derës mbishkrimi i gdhentur jep vitin e kryqit të dyanshëm me tetragramën apotropaike «ΙC ΧC ΝΗ ΚΑ». Në anën e brendshme, mbi hyrjen, mbishkrimi i gjatë ktitorik (i themeluesit) përmban vitin e ndërtimit, jep emrat e sponsorave, të kapidaneve të njohur Toska dhe Gogou, dhe i referohet pikturimit të kishës nga Adam Christou Kraia nga Samarina dhe nxënësin e tij Zisi Ioannou Dova, i cili përfundoi më 17 tetor 1867. Mbishkrimi jep gjithashtu emërtimin e atëhershëm të fshatit si “Mesovouni” me shtesë të mëvonshme të frazës “u riemërtua Mesolourion”.

Kisha është e ndërtuar me gurë të madhësive të ndryshme latuar trashë. Me kujdes më të madh është i ndërtuar muri lindor dhe veçanërisht apsida e Altarit, ku duket qart përpjekja e imitimit të sistemit izodom. Mbulohet me çati dyujëse, fillimisht me pllaka argjili, të cilat ruhen vetëm tek apsida. Përveç portakut në mesin e murit jugor, një derë e dytë shtjellohet në skajin perëndimor të të njëjtit mur me akses tek nartseksi. Këmbanari i pavarur është shtesë e mëvonshme. Kisha së brendshmi është tepër e pikturuar. Programi ikonografik përmban një cikël të gjatë kristologjik dhe theometorik, si edhe skena të frymëzuara nga Litourgjia. Karakteristikë e traditës së pikutrës së piktorit Samarinas është kontrasti i fortë midis ngjyrës blu të kobaltit dhe të kuqes në sfond, në godina dhe në rroba. Përshtypje të veçantë krijojnë kompozimet shumëfaqëshe me ndikim të qartë të pikturës perëndimore si Tradhtia e Judës dhe Fjetja e Hyjnilindëses. Interesante është paraqitja e xhelatëve të Irodit tek vrasja e fëmijës me fizionomi që të përcjell tek grabitësit bashkëkohorë, gjë që vihet re edhe në kisha të tjera pasbizantine. Pasqyrohet gjithashtu neomartiri Georgios nga Tzourchli (shën. Agios Georgios). Interes të veçantë paraqet pasqyrimi, mbi hyrjen, i ava Sisoit para sarkofagut të hapur të Aleksandrit të Madh, temë që njeh përhapje të madhe në vitet pasbizantine. Skenën e shoqëron një variacion epigrami bizantin për pashmangshmërinë e vdekjes. Dekoracioni i kishës pasurohet me skena ndëshkimi-vdekjeje të kopracit, të hipokritit -bëhet fjalë për famulltar-, skena me interes të madh antropologjik dhe folkloristik.

Ikonostasi i kishës është prej druri me dekoracion ikonografik bimor. Viti 1779 shkruhet në dy ikona despotike, në atë të isapostujve Petro dhe Pavlo me figurën e kishës, si edhe në atë të Shën Dimitrios. Vajtueset janë të lyera me flori dhe bartin mbishkrimin 1793. Kisha disponon njëkohësisht koleksion të pasur me ikona të lëvizshme.

Accessibility: Për shkak të një shkalle të shkurtër kisha nuk është e aksesueshme për persona në karrige me rrota apo me vështirësi në lëvizje.