Banesa Verou
per person
Banesa e kapedan Zisi Verrou
Banesa e luftëtarit Maqedonas Zisi Verrou u ndërtua në vitin 1880 dhe u takon deri sot anëtarëve në jetë të familjes Verrou. Arkitektura e saj imiton arkitekturën tradicionale të qytetit të Grevenas dhe përbën godinën e vetme të tillë të mbritur në ditët tona. Bëhet fjalë për një godinë dykatëshe të ndërtuar me tulla kompakte të prodhuara me dorë, me gurë dhe dru, me shkallë të brendshme druri, me mur rrethues të lartë dhe dritare të vogla të siguruara me gangjella hekuri. Në brendësi të banesës janë gjashtë dhoma, oxhaqe guri dhe shumë relike familjare së bashku me fotografi dhe dekorata të luftërarit Maqedonas Verrou. Banesa nuk është e vizitueshme, veç është cilësuar monument i mbrojtur.
Zisis Verros lindi në Avdella ku mbaroi edhe shkollën. Mori pjesë në grupe të ndryshme kaçakësh luftëtarësh Maqedonas fillimisht si agjent, informator dhe udhërrëfyes, ndërsa bashkëpunoi edhe me grupin e Pavlos Mellas. Veprimtaria e tij zyrtare e armatosur filloi në vitin 1905 kundër Otomanëve dhe më vonë ekskluzivisht kundër komitaxhinjve Bullgarë. Veçanërisht e rëndësishme ishte veprimtaria e tij dhe e anëtarëve të familjes së tij në Qëndresën Kombëtare. U nderua për veprimtarinë e tij nga Shteti Grek me Ëmblemën Metalike të Luftës Maqedonase edhe nga Konfederata Mbarëhellenike e Kapedanëve (Panellinia Synomospondia Oplarchigon) me Diplomë Nderi.
Accessibility: Akses i limituar, monumenti është shtëpi private.