GO UP

Kisha e Shën Qiriaqis, Mavranoros

separator
Price
Scroll down

Kisha e Shën Qiriaqis, Mavranoros

per person

Bëhet fjalë për një kishë të vogël, njënefeshe në anën perëndimore të fshatit. Kisha u ndërtua mbi një kishë më të vjetër varrezash sikur vërtetohet nga një monedhë e periudhës komniniane (1081-1185 të erës së re), që u gjet gjatë hedhjes së themeleve në punimet restauruese në një varr në formë kutie. Kisha kishte çati dyujëse të mbuluar me pllaka guri dhe muraturë guri të përforcuar me breza druri. Konka gjysëm cilindrike e Altarit është e zbukuruar nga ana e jashtme me një zonë qerpiçi me kurriz peshku, ndërsa hyrja e ulët e saj është në anën perëndimore. Në tre pamjet e jashtme formohen absida të cekëta. Mbi hyrjen pasqyrohet Shën Qiriaqia dhe në murin perëndimor Dheftera Parousia (Dita e Gjykimit). Brenda, dyshemeja është e shtuar me pllaka guri. Kisha është e pikturuar plotësisht me piktura murale në dy faza: më e vjetra ruhet në afresket e murit lindor ku pasqyrohet Shën Maria Vlahernitissa, Melismi dhe Hierarkë Bashkëliturgjikë. Interes të veçantë paraqet konka e Protezës ku pasqyrohet Protomjeshtri Stefanos, i cili mban gotën e kungimit në vend të temjanit. Pikturat e fazës së parë, vepër e një piktori vendas, datohen në gjysmën e dytë të shekullit të 15-të, ndërsa të së dytës në shekullin e 16-të apo të 17-të.

Accessibility: Për shkak të disa shkallëve dhe hyrjes së ngushtë kisha nuk është e aksesueshme për persona në karrige me rrota.