GO UP

Manastiri i Agiou Nikolaout, Perivoli

separator
Price
Scroll down

Manastiri i Agiou Nikolaout, Perivoli

per person

Në zonën e Parkut Kombëtar të Pindos Valia Kalda mbi lumin Aspropotamo, degëzim i Aliakmonas, ndodhet Manastiri i Shenjtë i Agiou Nikolaout. Nga manastiri sot ruhet vetëm kisha qendrore. Bëhet fjalë për naos kompleks në formë kryqi të brendashkruar me kupolë të tipit athonik me konka të pjerrëta dhe çati dyujëse të mbuluar me pllaka guri, i ndërtuar ndoshta në dy faza ndërtimore. Altari ka tre konka me qendroren nga ana e brendshme gjysëm rrethore dhe të jashtmen shtatëkëndshe. E thjeshta në anën e majtë bart kupolë të dytë të njëjtë me atë të naosit kryesor. Ka dy hyrje në anën jugore dhe një më të thjeshtë në anën perëndimore. Në anën e jashtme lindore ekziston një gurë i skalitur me kryq ku përmendet viti i ndërtimit 1803. Në anën e brendshme të naosit, narteksi ndodhet në një nivel më të lartë nga naosi kryesor, ndërsa dyshemeja është e shtruar me pllaka të mëdha guri. Nga ana e brendshme nuk ka dekoracion të pikturuar dhe ikonostasi prej druri të gdhendur datohet në shekullin e 19-të. Ka dëshmi të shkruara për kopleksin e manastirit që në shekullin e 18-të, prej të cilave duket se e ka vizituar Kosmas Aitolos. Në mjedisin rrethues ekzistojnë fragmente të murit rrethues me gurë dhe fragmente nga mjediset banuese të manastirit.

Accessibility: Për shkak të disa shkallëve dhe hyrjes së ngushtë kisha nuk është e aksesueshme për persona në karrige me rrota.