GO UP

Shkolla Fillore e Vjetër

separator
Price
Scroll down

Shkolla Fillore e Vjetër

per person

Ekzistenca e shkollës në Pprosvoro më 1890 vërtetohet me dëshmi të shkruar, ndërsa më 1901-1902 funksiononte Grammatodidaskaleio. Godina e Shkollës Fillore që ruhet deri sot ndodhet në hyrjen e fshatit, pas kishës së Shën Dimitrios (1873). Përbën shembull tipik të arkitekturës publike të Maqedonisë Perëndimore dhe një prej shkollave të zonës më të gjerë që u ndërtuan në fillim të shekullit të 20-të. U ndërtua në vitin 1924 në sheshin e dhënë nga kisha. Ekzistojnë dy mbishkrime në gur reliev të skalitur, njëra në harkun e hyrjes, ku përmendet data dhe një tjetër më e madhe në murin e gjatë të fasadës: “U NDËRTUA ME SHPENZIME TË VËLLAZËRISË DELNIOTON 15 SHTATOR 1924”. Shkolla është njëkatëshe dhe me kat nëndhe, ndërsa prerja horizontale ka formë drejtëkëndëshi. Brenda është e ndarë në tre mjedise jo të barabarta, në qendër ndodhet salla, djathtas salla mësimore dhe majtas dhoma e mësuesit. Muratura e ndërtuar me gurë vendi të skalitur është e punuar me kujdes, ndërsa në të katër këndët e godinës ka qoshe mjeshtërore. Nga i njëjti gur janë ndërtuar dritarët dhe hyrja qendrore. Hyrja është e mbrojtur nga mjedisi në formë drejtëkëndëshi të mbuluar, në të cilën të çon një shkallë e ulët. Dy kollona spondiloze mbështesin tre harqe të ngitur, të cilat ato vet mbështesin çatinë që formohet së brendshmi në kube të vogël (në formë furre). Të dukshëm janë lidhëset metalike, “çelësat”, që përbëjnë element interesant për mjeshtërinë e metalpunuesve të kohës. Në shkollë ekziston edhe kati nëndhe që shërbënte si mgazinë dhe si kuzhinë, pasi aty gatuhej dhe shpërndahej ushqimi. Oborri i shkollës shtrihet në tre nivele, dy më të mëdha në të dy anët e një tjetri më të ngushtë në hyrje. Në vitet e pushtimit dhe të luftës civile shkolla ishte mbyllur. U restaurua në vitin 1952 dhe funksiononte deri në fillim të dhjetëvjeçarit 1980. Që prej 2004-ës në të tria mjediset e godinës strehohet Muzeu Foklorik i Silogut Arsimor Kulturor i Prosvoritësve të Kudondodhur “O Profitis Ilias”. Ekspozohen kostume tradicionale, vegla druri dhe metalike, enë, fotografi, tezgjah, tekstile etj. Në sallën e godinës është formuar mjedisi me sende të shkollës së vjetër (banka, dërrasa, bibliotekë, organe, vula etj.) për të kujtuar përdorimin e tyre fillestar. Interes paraqet edhe kisha e bukur e Agiou Dimitriout me ikonat peshkopale interesante të piktorëve Samarinas, korniza relieve e hyrjes qendore me dekaracion bimor dhe kambanarja prej guri e ndërtuar sipas mbishkrimit të mbritur deri sot më 1922.

Accessibility: Akses i limituar, shkolla nuk ka platformë për karrige me rrota.