Gefyri (Ura) Dotsiku
per person
Ura me një hark i Dotsikos në Grevena është e vetmja urë brenda një vendbanimi. E ndërtuar në lartësi 1060m mbi nivelin e detit, lartësia më e madhe nga të gjitha urat e Maqedonisë, mbi Dotsikiotin, degëzim i lumit Venetikou, mundëson komunikimin midis dy lagjeve të fshatit. Ura, me gjatësi 24m, gjerësi 2,40m dhe lartësi 4m, është e ndërtuar me gurë të latuar argjili me madhësi të ndryshme. Përshtypje shkakton hapja e madhe e harkut të urës (afërsisht 13m), i cili është i ulur, tip relativisht i rrallë në ndërtimin e urave të zonës. Në çelësin e harkut, në pamjen jugore, ruhet e gdhëndur në gur fytyra e protomjeshtrit. Harku rrethohet nga një shirit në formë kornize thuajse izoipse, element që gjendet shpesh nëpër ura të zonës. Pjesa kaluese e urës është e shtruar me gurë, parapeti përbëhet prej gurësh drejtkëndshe me lartësi të pabarabarta (parmakë), të vendosura pingul në mënyrë simetrike. Ura u ndërtua në shekullin e 19-të me sponsor banorët e fshatit, ndoshta nga protomjeshtri Jorgo ose Mastrogoulas Mitakos dhe ustallarë nga Liountzi (sot vendabnimi Kalloni).
Ura shfaqet në skena të filmit “Megalexandros” të Theodhoro Angelopoulos.
Accessibility: Ura është në qendër të vendbanimit, lehtësisht e aksesueshme.