GO UP

Gefyri (Ura) në Kangelia, Trikomo

separator
Price
Scroll down

Gefyri (Ura) në Kangelia, Trikomo

per person

Në një grykë, në jug të fshatit Trikomo, ndodhet ura në Kangelia mbi lumin Venetiko, degëzim i Aliakmonas. Lidhja e dy brigjeve të lumit në atë pozicion të vështirë mundësonte komunikimin midis vendbanimeve Trikomo dhe Monachiti, si edhe lidhjen e tyre me qytetin e Grevenas. Emërtimi i tij lidhet me formën gjarpëruese të shtegut pas urës për në Monachiti. Bëhet fjalë për urë me dy harqe me gjatësi 42m, gjerësi 2,80m, lartësi 10,30m dhe me hapje të harkut të madh 18m. Është e ndërtuar με gurë gëlqerorë të ashpër, përveç gurëve të harqeve të latuara me kujdes. Në të dy anët e bazamentit të mesëm ndodhen konsola trekëndshe, pjesa kaluese është e shtruar me kalldrëm, ndërkaq nuk ruhet parapeti fillestar. Koha e ndërtimit të saj ndoshta datohet në shekullin e 19-të, ndërsa sipas traditës, protomjeshtër i urës ishte Stergios Lazos nga Agios Kosmas. Ndërhyrje më të reja tek monumenti përbëjnë rindërtimi i harkut të vogël dhe i parapetit me beton arme dhe kangjella metalike.

Accessibility: Akses vetëm në këmbë ose me 4×4.