GO UP

Gefyri (Ura) në Nidrouzi ose e Alatopetras ose e Prosvorou

separator
Price
Scroll down

Gefyri (Ura) në Nidrouzi ose e Alatopetras ose e Prosvorou

per person

Ura në Nidrouzi mbi Ditsikiotikon, degëzim i lumit Venetikou, ndodhet midis vendbanimeve Prosvoro dhe Alatopetra, e njohur edhe si ura Gkavou ose Paliomylou. Lidhte dy vendbanimet me ato të Kalirachis dhe Anavryton dhe që aty me Grevenan. Ura është me një hark me gjatësi 20m, gjerësi 3,50m, lartësi 7,50m dhe me hapje të harkut 11,50m. Të vetme, krahasuar me urat e tjera prej guri të zonës së Grevenas, e bëjnë madhësia e gurëve dhe përsosmëria e gdhendjes së tyre, sistemi izodom i ndërtimit (me gurë të gdhendur me madhësi dhe formë të njëjtë), harku i ulur, pjesa kaluese e rrafshët dhe jo e pjerrët. Tabani i urës është i ndërtuar me gurë gëlqerorë. Skajet e tij kufizohen me pllaka guri në të cilat mbështetej parapeti me lartësi të vogël me pllaka të vendosura pingul, sot i shkatërruar. Burim kryesor materialesh për ndërtimin e saj shërbyen gurët gjigandë drejtkëndorë ranorë të akropolit në krah të periudhës hellenistike në vendin Kastri. Datimi i saj vendoset në fund të shekullit të 19-të ose në fillim të shekullit të 20-të me protomjeshtra Vranga Kalfan apo Grigori Siomon nga fshatrat e ustallarëve të Grevenas.

Accessibility: Nuk mund të aksesohet nga personat me paaftësi fizike.