GO UP

Genesion Theotokou/Mikri Panagia

separator
Price
Scroll down

Genesion Theotokou/Mikri Panagia

per person

Kisha Mikri Panagia (Kisha e Shën Mërisë së Vogël) në Samarina i është dedikuar Lindjes së Hyjnilindëses. Bëhet fjalë për bazilikë trenefeshe me çati druri me apsidë gjysëm rrethore dhe narteks me hapësirë të madhe. Mbulimi i kishës bëhet me çati dyujëse, fillimisht me pllaka guri që sot ruhen vetëm në apsidë. Ka dy hyrje kryesore, një tek muri perëndimor i narteksit dhe një në skajin jugperëndimor të naosit kryesor. Sipas të mbishkrimit ktitorik (të themeluesit) të gdhendur në gur të vendosur në mur mbi traun e pragut qendror, ndërtimi i kishës në fjalë datohet më 1865 me protomjeshtër të quajturin Janni. Kisha ka zëvendësuar një godinë të mëparshme, ngaqë mbishkrimi ktitorik i gdhendur në gur të përdorur rishtazi, i vendosur në mur në krah të hyrjes jugore, i referohet mitropolitit të Grevenas Gavriil dhe datohet më 1799.

Kisha është ndërtuar me gurë gëlqerorë të skalitur trashë në shtresa të njëpasnjëshme me trashësi të ndryshme. Me kujdes të veçantë janë skalitur gurët e apsidës së Altarit, ku formohet harkadë qorre me harqe gjysëm rrethore. Pragjet e hyrjeve të kishës bartin dekoracion mjeshtëror të skalitur në gur, me ndikime nga dekoracioni respektiv i kishës së Megalis Panagias (Shën Mërisë së Madhe). Kisha ka ikonostas të mrekullueshëm të stilit barok me dru të gdhendur. Shumë prej ikonave të saj janë vjedhur së fundmi.

Accessibility: Për shkak të një shkalle të shkurtër kisha nuk është e aksesueshme për persona në karrige me rrota apo me vështirësi në lëvizje.