GO UP

Koulia Lochmis

separator
Price
Scroll down

Koulia Lochmis

per person

Bëhet fjalë për banesë të fortifikuar në formë kulle. Ky tip i ka rrënjët në Bizant, ndërsa respektivisht nga ana morfologjike dhe arkitektonike paralelisht haset në Epir dhe në Shqipëri. Koulia e Lochmis, monument me vlerë i periudhës otomane, përbën një nga treguesit më të mirë që ruhen deri në ditët tona të banesës së fortifikuar në Greqinë Veripërendimore. Fjala Koulia vjen nga fjala turke kule që do të thotë kullë.

Banesë e beut të zonës, e ndodhur në pozicion dominues për kontrollin e indit banues në vendin “Lofos”, u ndërtua në maj të vitit 1848, sipas një pllake guri të skalitur me dekoracion bimor me dy qiparisa heraldrike në hyrje. Godina ka çati katërujëse, është me dy kate me gurë qoshesh në formë katërkëndëshi me vendosje horizontale. Disa fregmente të katit përdhe janë të mbuluara me kube, ndërsa perimetrikisht kishte frëngji, sot të ndërtuara për pasojë fasadat pasqyrohen të mbyllura dhe të vazhdueshme. Harku i ulur me gjerësi të madhe shtrihet paralelisht me rrugën në formë pi grek (Π). Duke ndërprerë vazhdimin e pamjes ballore, në aksin e hapjeve ndodhet katapulta për përforcimin e karakterit mbrojtës të monumentit, meqenëse që këtu të zotët hidhnin vajë të përvëluar në rast se sulmoheshin. Interes të veçantë paraqesin konfiguracionet e ulta të gdhendura në gur në pamjen e jashtme të murit: rozeta me zogj dhe në disa gurë qoshesh xhami dhe valle me figura burrash.

Komunikimi me katin e parë, ku ndodhej banesa e familjes, bëhej me shkallë druri. Kati i parë perimetrikisht ka dritare drejtkëndore me pragje guri të skalitura dhe me pamje panoramike të zonës. Në brendësi, nga godina e vjetër, ruhet një oxhak ndërsa godina, banesë private, që pësoi dëmtime nga tërmeti i fuqishëm që preku Grevenan në vitin 1995, është restauruar.

Lisi shekullor

Në lindje të kishës së Shenjtë të Taksiarcheve dhe Kulias, ndodhet lisi shekullor (Quercus petraea) me moshë rreth 870 vjet dhe me lartësi 24 metra, i cili është cilësuar monument natyre i mbrojtur. Në degët e tij është e varur kambana e kishës me mbishkrimin e vitit të prodhimit më 1922 në uzinën e Christaqi Kypritzi në Grevena. Një ndër pemët më jetëgjata, përdoret në ndërtimin e anijeve, në ndërtim, në prodhimin e mobiljeve, si lëndë djegëse, ndërsa lëkura dhe levorja e frytit në regjien e lëkurës, në ngjyrosje dhe në farmaceutikë. Lëndët më tej përdoren edhe si ushqim për kafshët e egra dhe të buta.

Pemët shekullore, sipas traditës, konsiderohen si pemë të shenjta, organizma natyrore që simbolizohen nëpërmjet risive kulturore. Marrëdhënia me hyjnoren haset në mitologji me mitin e Dimitras dhe Erysichthonas dhe përmes lidhjessë pemëve me hyjnitë, gjysëm hyjnitë dhe nimfët, ndërsa Valanis, njëra prej nimfëve Amadryade, ishte nimfi i pemës së valanidhit dhe lisi ishte pema e shenjtë profetike e Zeusit Dodonian tek Orakulli i Dodonit. Gjatë periudhës Hellenistike kurora florori prej valanidhi hasim shpesh në gjetjet e varreve mbretërore veçanërisht në Maqedoni, ku edhe konsiderohet pemë e njenjtë. Shembull kulmor përbën kurora e shkëlqyer e Filipit II të Maqedonisë, që u gjet në tumurin mbretëror në Aiges, nga e cila ruhen 313 fletë dhe 68 valanidhe.

Marrëdhënia diakronike e njeriut me mjedisin natyror është pasqyruar edhe në traditën popullore. Pemë dhe pyje që u përkisnin manastireve dhe kishave mbroheshin duke ndëshkuar prerjen e tyre, ngaqë pemët e mëdha dhe të vjetra konsiderohen të xhindosura, ndërsa vazhdojnë predikimet praktike për shërimin e të sëmurëve si për shembull përgjumja dhe thimiami poshtë tyre, vendosja e blatimeve etj.

Accessibility: Akses i limituar, monumenti është shtëpi private.