GO UP

Manakia

separator
Price
Scroll down

Manakia

per person

Bustet e vëllezërve Manakia

Miltoja (1881-1964) dhe Jannaqi (1879-1954) Manakis apo Manakas, pionerët e kinematografisë së Ballkanit, lindën në Avdella, në atë kohë u pushtuar nga turqit. Interesimi i tyre personal për makinat kinematografike u shndërrua shpejt në pasion që la pas regjistrime të panumërta të ngjarjeve më të rëndësishme të historisë dhe etnografisë moderne të Ballkanit.

Kontakti i tyre i parë profesional me artin e figurës fillon në vitin 1898 në Ioannina, ku kishin studjo fotografie deri më 1904, vit në të cilin shkojnë në Manastir (sot Bitola) të ndjekur nga otomanët. Pas një udhëtimi në kryeqytet e mëdha evropiane (Vjenë, Paris, Londër) dhe sigurimin e aparatit Bioscope 300, magjepsen nga kinometagrafia, të cilës iu dedikuan deri në vdekjen e tyre. Karakteristikë e ndikimit që ushtroi në krijimtarinë e tyre atdheu i tyre është fakti se filmi i tyre i parë, “Yfantres” (Tekstilistet), që u xhirua më 1905-ën në Avdella. Bëhet fjalë për një film pa zë me aparat të fiksuar në të cilin shfaqet së bashku me gra të tjera të fshatit edhe gjyshja e tyre, Loukia Manaki, 117 vjeç, duke tjerrur lesh dhe duke endur në tezgjah. Avdella përbën skenarin edhe të filmit të tyre të dytë “Shkolla e Pindos në terren” (1907), dokumenti i vetëm për arsimin në Maqedoninë e pushtuar nga Turqit. Në këtë film pasqyrohet mësimdhënia në oborrin e shkollës në Avdella dhe mënyra e xhirimit të bind për përvojën e madhe kineaste të dy krijue sve, ndërsa paralelisht shënon periudhën e re për paraqitjen dokumentare të një ngjarjeje. Vijojnë filmat klasikë “Dasma vllahe” dhe “Panairi tregtar” (Emporopanigyris). Në terësinë e këtyre filmave duket predispozicioni i tyre për të përjetësuar jetën e fiseve blegtore të vllehëve të Pindit, ekskluzivisht të banorëve të fshatrave të Grevenas Avdella, Perivoli dhe Smiksi.

Fotografitë dhe pamjet e tyre kinematografike sot përbëjnë material të çmueshëm me rëndësi historike dhe etnologjike për ngjarjet mamdhore të fillimit të shekullit të 20-të në Ballkan, sikur kryengritja e Ilidenit (1903), lëvizja e Xhonturqëve më 1908, Luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913. Ishin fotogrfafët personalë të mbretit Karl I të Tumanisë, pasqyruan vizitën e Sulltan Mehmetit V në Thessaloniki, udhëtimin dhe qëndrimin e tij në Manastir, fotografuan mbretërit e Bullgarisë dhe Serbisë, përkatësisht Ferdinando dhe Karagjergjeviç, si edhe strategun Tito të Jugosllavisë.

Kariera e dy vellëzerve ishte e ndryshme pasi Jannaqi vdiq në moshën 76 vjeç në Thessaloniki në vitin 1954, i rraskapitur prej dështimeve familjare dhe ekonomike, ndërsa Miltos jetoi vitet e mbetura të jetës së tij në Manastir të Jugosllavisë vend në të cilin u nderua dhe mori mjaft dekorata. Vitet e fundit klasifikoi materialin voluminoz të fotografive dhe të filmave që krijuan së bashku me vëllanë e tij. Arkivi i vëllezërve Manaki – siç janë tashmë të njohur gjerësisht – me më shumë se 12.000 forografi dhe 67 filma të shkurtër me gjatësi të përgjithshme 1.500 metra, sot ndodhet në Arkivin Historik në Bitola.

Accessibility: E aksesueshme.