GO UP

Manastiri Pammegiston Taksiarchon, Taksiarchis

separator
Price
Scroll down

Manastiri Pammegiston Taksiarchon, Taksiarchis

per person

Manastiri i Pammegjiston Taksiarchon (Kryeengjëjve), i cili historikisht përmendet edhe si Manastiri Kouskou, ndodhet në perëndim të vendbanimit homonim, afër lumit Aliakmona në aksin rrugor të Egnatias me drejtim Igumenicën. Në Regjistrin e vitit 1834 që ruhet ende, i cili jep informacion historik për gjendjen e mirë ekonomike të Manastirit, për shkëmbimet, rrugët tregtare dhe vendbanimet e afërta të islamizuara, përmendet se punimet përfunduan më 1833-1834. Këtë e përforcon edhe dëshmia e dy mbishkrimeve që datohen më 1833, të skalitura në gur në pjesën verilindore të kompleksit dhe në këndin e jashtëm të anës lindore të oborrit. Fillimi i ndërtimit të kompleksit të Manastirit mund të datohet para vitit 1813 deri 1815, sikur rezulton nga regjistrimi i vitit 1813 në Regjistër si edhe nga dëshmia për një mbishkrim të vitit 1815 mbi derën e jashtme të kishës qendrore. Në njërin prej dymbëdhjetë librave mujorë (Minaio e 1777-ës) të Manastirit thuhet se manastiri “u shkël” më 1828. Ndërkaq, duket se Manastiri u ndërtua në vendin e një manastiri më të vjetër, nëse dikush merr parasysh dëshminë e mbishkrimit prej mermeri me datim vitin 1768, përdorur për së dyti në murin lindor poshtë bordurës së çatisë së kishës. Kompleksi i Manastirit të shekullit të 19-të ruhet i tëri: rrethimi i manastirit, me fasadë drejtëkëndshe, ka karakter kalaje, në anën veriore dhe jugore ndodhen dy grupime ndërtesash dykatëshe qelish që përfshijnë arkondarikin, guzhinën, furrën dhe mjedise ndihmëse. Dera kryesore e Manastirit ndodhet në anën perëndimore, një derë më e vogël në lindje si edhe furra. Në anën verilindore të oborrit të shtruar me kalldrëm ndodhet pusi me çati katërujëse që mbështetet në katër kolona me përkrenare katrore. Në pjesën lindore ngrihet këmbanaria, që u ndërtua, sipas një mbishkrimi guri, më 1897 nga ustallarë të fshatit Kalloni. Në qendër të kompleksit ndodhet kisha qendrore. Bëhet fjalë për bazilikë trenefeshe të mbuluar me kube dhe mjedise pingule të psaltëve. I takon tipit në formë kryqi athonik me fillesë bizantine, që vazhdoi të aplikohet edhe në ndërtimin e kishave pasbizantine. Hyrja kryesore e kishës qendrore ndodhet në skajin perëndimor të murit jugor të naosit, ka formë antropomorfe dhe dekoracion interesant të latuar me rozeta, kryq dhe shqiponja dykrenare. Tek muri perëndimor i narteksit çelet një hyrje e dytë me tra gjysëm rrethor, mbi të cilën pasqyrohen Taksiarchet në apsidë të cekët. Altari, naosi dhe narteksi theksohen me konfigurimin e niveleve të ndryshme. Manastiri funksionoi edhe si qendër kuruese inkubacioni-izolimi, ngaqë tek narteksi ruhen zinxhirë me të cilët lidhnin të sëmurët psikikë.

Kisha në brendësi është terësisht e pikturuar. Sipas mbishkrimit ktitorik në traun e brendshëm të hyrjes jugore, dekoracioni ikonografik përfundoi më 3 prill 1848, në kohën e mitropolitit Ioannikiou, nga vëllezërit Nikolao, Ioanni dhe Vasileio. Pikturimi zgjati të paktën nëntë muaj sipas kujtesës së tre piktorëve datuar më 26 korrik 1847 në Lutjen (viti 1728) e kishës. Sikur rezulton nga burime të tjera, piktorët janë me origjinë nga familja e njohur Bakola nga Agio Georgio apo Tsourchli i Grevenas. Nga programi ikonografik, në frymën e shkollës maqedonase të ikonografisë, shquhen Cikli i Lindjes dhe veçanërisht ndëshkimet e mekatarëve, pasqyrimet me trup të plotë të themeluesve të manastireve, të Oshënar Nikanoras të Manastirit të Zavordas në Deskani dhe Dionysios në Olympo të manastirit me emër të njëjtë, Taksiarchet, isapostujt Petro dhe Pavlo, të cilët mbajnë figura kishash, si edhe të neomartirit Agiou Georgiou nga Tsourchli. Një fazë e mëparshme pikturimi dëshmohet nga mbishkrimi i Analipsit në murin lindor të Altarit datuar më 1834. Mbishkrime-lutje të pikturuara banorësh të fshatit pa shkruar vitin ndodhen në skenat e shenjtorëve Dimitrios, Georgios dhe Stefanos. Pjesa qendrore e skalitur në dru dhe e lyer me flori e ikonostasit datohet në fund të shekullit të 18-të, ndërsa ndërhyrje me të re përbëjnë pjesët prej druri me dekoracion të pikturuar: mbishkrime në pjesën veriore të ikonostasit fiksojnë datimin 1846 dhe emrin e piktorit Ioanni nga Tzourchli. Gjithashtu, në dy ikona despotike përmendet viti 1856. Ekzistenca e bibliotekës në Manastir hamendësohet në bazë të një fragmenti të kodikut të vitit 1787, me vajtim për epideminë e murtajës që ra në Konstandinopojë më 1778 dhe sipas një dëshmie për një kopje dorëshkrimi të fjalorit të Soudas, që ruhej aty deri më 1957.

Accessibility: Monumenti është mbyllur për publikun pasi ka nevojë për riparime.