GO UP

Muzeu i Historisë Fizike Milias

separator
Price
Scroll down

Muzeu i Historisë Fizike Milias

per person

Muzeu i Historisë së Natyrës në Milia

Në një godinë të restauruar kohët e fundit vizitorët mund të shohin nga afër tuskset më të mëdha në botë – sipas rekordit Guinnes (2011) – si edhe shumë gjetje të tjera paleontologjike që erdhën në dritë pas gërmimeve të gjera në dhjetëvjeçarët ΄90 – ΄00 nga Ioanni Melenti, frofesor i Paleontologjisë i Universitetit “Aristoteleio” të Thessalonikit dhe më vonë nga Evangelia Tsoukala, frofesore e Paleontologjisë po e Universitetit “Aristoteleio” të Thessalonikit, të ruajtura mirë në shekuj në nëntokën bujare të Grevenas (Ampelia, Milia 1-10, Priporos etj.) u gjetën të fosilizuara pjesë elefantësh, felinesh, rinocerontësh, hipparionësh, tapirësh, arinjsh, një makairodonti, gazelesh, derrash të egër por edhe koleksione mineralesh dhe shtresash guri, kafshësh jovertebrore të thellësisë së lashtë të Grevenas me moshë 30 milionë vjet (midis tyre dallohen dityrët, gastropodët, iriqet e detit, koralet, dhëmbë peshkaqeni), që përbëjnë profilin paleondologjik të zonës. Por gjetja më karakteristike është Mastodonti i Milias (sikur u quajt në shënjë respekti), një mashkull barëngrënës parardhës i elefantëve me dhëmbë me gjatësi 5,2 metra, lartësi 3,5 metra dhe peshë 6,5 tonë, që jetonte në ato vise në periudhën e Pleiokainit (2,5-3 milonë vjet më parë), por edhe një tjetër më i vogël femër.

Të gjitha këto i prezantohen publikut me kujdesin shkencor të Departamentit të Gjeologjisë së Universitetit “Aristoteleio” të Thessalonikit në bashkëpunim me një grup specialistësh hollandezë, përgjegjës i të cilit është Dick Mol, duke vendosur kështu Milian, një fshat të vogël të Grevenas, në hartën botërore paleontologjike sa për shkencëtarët aq edhe për adhuruesit e historisë së natyrës.

Koleksioni është i hapur për publikun me takim të paracaktuar çdo ditë nga ora ………… dhe përmban interpretime analitike për grupet dhe shkollat.

Accessibility: E aksesueshme për njerëz me lëvizshmëri të reduktuar.