Naos (Kisha) Metamorfosi tu Sotiros
per person
Kisha e Metamorfozës së Shpëtimtarit ndodhet në distancë të vogël nga kisha qendrore e Shën Parashqevisë. Sipas mbishkrimit ktitorik të ikonografuar, i cili ruhet në pamjen e brendshme të murit sipër hyrjes perëndimore, kisha fillimisht ishte dedikuar Agias Parashqevisë (Shën Parashqevisë). Pikturimi i saj me afreske të mrekullueshme, sipas të të njëjtit mbishkrim, datohet më 1819 në kohën e mitropolitit të Grevenas Vartholomeu, me mbikqyrjen dhe kontributin e etërve të manastirit. Viti i ndërtimit të saj mund të vendoset në fund të shekullit të 18-të por detyrimisht para vitit 1819. Referimin më të vjetër lidhur me riemërtimin e kishës e gjejmë tek Rrëfimi, datuar më 1856, i Chrysanthos Papaioannou, kallogjer i manastirit të Shën Parashqevisë dhe më pas episkop i Domokos.
Kisha, ndoshta e koimitirit (varrezave), i përket tipit katërkolonash të ndërlikuar në formë kryqi të brendashkruar me kube gjysëm sferike qorre në vend të kubesë qendrore, pjesët e tjera të ndërtimit të kupolave formohen me qemere gjysëm cilindrike dhe furrnike dhe mbulohet me çati dyujëse, fillimisht prej pllakash argjili. Ka dy hyrje, në murin perëndimor të narteksit dhe në skajin jugperëndimor të naosit kryesor përkatësisht.
Kisha është e ndërtuar me gurë drejtkëndorë të skalitur me përmasa të ndryshme në shtresa të njëpasnjëshme, ku duket qart prirja imituese e sistemit izodom. Veçanërisht e kujdesshme është skalitja e gurëve të apsidës, ku edhe formohen apsidoma qorre me harqe trefletëshe, si edhe atyre që janë përdorur tek këndet dhe pragjet. Apsida zbukurohet me pllaka të skalitura me kryqe, shqiponja dykrenare dhe skena të tjera. Dekoracion mjeshtëror të latuar, tregues i shkëlqyer i artit popullor, ka pamja e jashtme e pragut perëndimor.
Kisha së brendshmi është terësisht e ikonografuar. Sipas mbishkrimit ktitorik, pikturimi i saj u bë nga piktorët Samarinas Dimitrio dhe Michail Anagnostou dhe papa-Ioanni Anagnostou dhe përfundoi më 15 tetor 1819. Karakteristika të veçanta të dekoracionit mural janë larmia dhe dendësia e cikleve ikonografike, numri i madh i shenjtorëve, me trup të plotë apo bust, përdorimi i motiveve të ndryshme bimore dhe gjeometrike, gjallëria e ngjyrave, si edhe ndikimet e forta të barokut dhe rokokos së perëndimit. Pikturimi i Shën Parashqevisë përbën tregues të spikatur të artit të piktorëve Samarinas, të cilët krijojnë kompozime prototipe, duke harmonizuar modele të vjetra dhe bashkëkohore. Madje veprimtaria e piktorit Michail Anagnostou kalon cakun e Samarinës me vepra në Kalampaka, si edhe në zonën më të gjerë të Ballkanit.
Nga programi ikonografik i naosit kryesor interesante është skena e hymnit të Hyjnilindëses “Axion esti” në qemerin perëndimor, ku Hyjnilindësja pasqyrohet me pendë, element veçanërisht i rrallë në pikturimin e saj, që madje vjen nga Apokalipsi. Ikona Despotike e Hyjnilindëses në ikonostas ka nënshkrimin e Michail Anagnostout dhe datohet më 1815.
Accessibility: Për shkak të një shkalle të shkurtër kisha nuk është e aksesueshme për persona në karrige me rrota apo me vështirësi në lëvizje.