GO UP

Pema ku dha mësim Kosmas Aitolosi (Shën Kosmai)

separator
Price
Scroll down

Pema ku dha mësim Kosmas Aitolosi (Shën Kosmai)

per person

Pema e Shën Kosmait Aitolosit

Sipas të thënave në fshatin Tsiraki, sot Agios Kosmas, predikoi Shën Kosmai Aitolosi më 1977-ën gjatë rrugëtimit predikues të tij të 3-të. Si mysafir në shtëpinë e një kovaçi kërkoi prej tij t’i bënte një kryq prej hekuri. Kryqin Shën Kosmai e ngriti tek dushku (lloj valanidhi) jashtë fshatit me profecinë se “Kur të bjerë dega në të cilën ndodhet kryqi, atëhere do të ndodhë një e keqe e madhe në Atdheun tonë dhe e keqja do të vijë nga ana që do të bjerë dega dhe kur të rrëzohet pema, do të ndodhë një e keqe më e madhe”. Dhe në vitin 1940 ra dega nga ana e Shqipërisë nga ku sulmuan Italianët, ndërsa në vitin 1947 ra gjithë pema dhe ishte viti që u shkatërrua gjithë fshati gjatë periudhës së Luftës Civile. Banorët e fshatit, pasi u kthyen në fshat në vitin 1950, gjetën kryqin brenda në baltë dhe në atë vend ndërtuan një faltore. Më vonë, në vitin 1967 aty u ndërtua kisha e Shën Kosmait me bustin e Shenjtit, pllakën përkujtimore, kopjen e kryqit të atëhershëm dhe tre pemë “dushqe” nga fidanët e “dushkut” fillestar të Shën Kosmait. Kryqi autentik prej hekuri ruhet nga banorët e fshatit si relikë e shenjtë dhe përbën një prej tre kryqeve autentike të Shën Kosmait që ruhen deri sot.

Accessibility: Pema është e aksesueshme nga rruga.