GO UP

Përmbledhje të Vogla Foklorike

separator
Price
Scroll down

Përmbledhje të Vogla Foklorike

per person

Koleksione të Vogla Foklorike

Koleksioni i famshëm i kompozimeve të skalitura në dru të Dimitrios Agorasti mbizotëron me dymbëdhjetë vepra në sallën që mban emrin e tij, që të gjitha treguese të shkëlqyera të përpjekjes së mundimshme të skulptorit që t’i japë formë një materilali të bollshëm të natyrës së Grevenas.

Në të njëjtin mjedis ndodhet gjithashtu koleksioni folklorik i Bashkisë së Grevenas. Ekspozime të dy shekujve të fundit e më tej tregojnë një mënyrë jetese të humbur në të shkuarën, që u rikonformua për hir të bamirësisë së qytetarëve të Grevenas. Një pjesë e madhe e tyre janë sende të përdorimit të përditshëm (thika dhe enë qelqi, bakri, balte dhe bronzi), rroba dhe tekstile, vegla përfaqësuese të profesioneve bujko-blegtorale të zonës si edhe disa profesioneve që tashmë kanë humbur. Në vitrinat estetike ekspozohen porcelane fine, dokumente dhe sende të rrala të familjes historike Bousiou, ndërsa në sallën e jashtme paraqitet dhoma qytetare. Arti tekstil zë vend të veçantë në koleksion duke nisur nga tezgjahu ku leshi i deles shndërrohet në tekstile befasuese që kanë të mishëruara elemente të lashta greke, por edhe skica më të reja rokoko, që janë rezultat i ndikimeve të karvanjarëve vendas nga udhëtimet e tyre në qytete evropiane. Pra, duke parë motivet tekstile (akrokerame, spirale, variete spirale dhe lineare), kopje të atyre që tashmë ka parë tek enët e lashta hellene, udhëton mendërisht aty ku folkloristja Angeliki Chatzimichali e quan “trashëgimi kulturore”.

Accessibility: E aksesueshme, nevojitet komunikim me Bashkinë.