Ura e Pramoritsas
per person
Ura e Pramoritsas (Gefyri Pramoritsas) në degëzimin homonim të lumit Aliakmonas, ndodhet midis fshtrave Klimataki të Grevenas dhe Anthochorit të Kozanit. Është e ndërtuar në një udhëkryq të rëndësishëm të Maqedonisë Perëndimore, që të çonte nga qyteti i Kastorias drejt qendrës së rëndësishme tregtare të Tsotylit dhe prej andej, përmes Grevenas, në Trikala. Ky aks rrugor i shërbënte gjithashtu lëvizjes drejt jugut mjeshtrave të gurit (në Epir quheshin koudharaeoi), por edhe blegtorëve të malit të Pindit për në Thessali dhe e kundërta. Ura me katër harqe e Pramoritsas me gjatësi 49 m, lartësi 9 m dhe hapje të harkut verior 15m, është më e madhja e zonës së Voios. Bazamenti verior mbështetet direkt tek shkëmbi natyral. Tek bazamenti i mesëm vijues ekzistojnë konsola trekëndore në të dy pamjet. Qemeri i katërt dhe njëkohësisht më i vogli, në jug, ka dritare lehtësuese me tra harkor. Pjesa kaluese e tij e shtruar me kalldrëm është relativisht e ngushtë me gjerësi 2,70m me parapet të ulët. Koha e saktë e ndërtimit të urës nuk dihet, ndërkaq mund të vendoset para viteve 1770-1780, sepse me sa duket ekzistonte para vendosjes së vendbanimit në Klimataki, pas lëvizjes Orlofika (Kryengritja Greke e vitit 1770, e njohur në gjuhën popullore si Orlofika). Legjenda popullore lidh ndërtimin e urës me një bari të Pindit, vajza e vetme e të cilit u mbyt gjatë kalimit të lumit.
Accessibility: Akses i limituar, nuk ka platformë për karrige me rrota.