GO UP

Gefyri (Ura) Aziz Aga

separator
Price
Scroll down

Gefyri (Ura) Aziz Aga

per person

Ura imponuese e Aziz Agas mbi lumin Venetiko, degëzim i Aliakmonas, ndodhet në aksin tregtar të karvanëve për në Epir dhe Evropën Qendrore-Lindore. Lidhte vendbanimet Trikomo, Kosmati, Kipourio dhe çonte në Mavronoros, qendër e rëndësishme e periudhës bizantine dhe pasbizantine. Sipas dëshmive, ngaqë nuk ruhet mbishkrim ktitorik (mbishkrim për themeluesin), u ndërtua në vitin 1727 me sponsorizimin e titullarit otoman Aziz Aga, ndërkaq përmendet edhe nga eruditi grek i shekullit të 19-të, Ioanni Lampridi. Ura, e ndërtuar me gurë gëlqerorë drejtkëndorë, është me tre harqe me gjatësi 75m, gjerësi 3m dhe lartësi maksimale 15m, me parapet solid guri dhe taban të shtruar me kalldrëm, që ngrihet mbi qemerin e madh, duke u formuar kështu në të dy anët e tij rrafshe të pjerrëta. Harqet e saj kurorëzohen me shirit të ngushtë anëcak prej gurësh të skalitur, ndërsa mbi konsolet formohen shkarkues me tra harkor. Karakteristika të veçanta të saj përbëjnë harku i mesit me hapje 28m – harku më i madh në Maqedoni dhe një nga më të mëdhatë në hapësirën hellene dhe këmbora e ruajtur në kurrizin e brendshëm të qemerit të madh që paralajmëronte për ndalimin e kalimit në raste erërash të forta. Sikur edhe në ura të tjera me shumë harqe, që paraqisnin vështirësi ndërtimi, veçanërisht në hedhjen e themeleve, e shoqëron legjenda që do qemerin e madh të urës të shëmbet dy herë dhe Aziz Aganë të kërcënojë protomjeshtrin me prerje të kokës. Përfundimisht, herën e tretë harku konsolidohet dhe protomjeshtri anonim, i cili ndjek nga distanca gjithë procedurën, merr shpërblim të madh nga Agai.

Accessibility: Akses i limituar, nuk ka platformë për karrige me rrota.