GO UP

Koimisi Theotokou/Megali Panagia

separator
Price
Scroll down

Koimisi Theotokou/Megali Panagia

per person

Koimisi Theotokou/Megali Panagia (Fjetja e Hyjnilindëses/Shën Mëria e Madhe) është kisha metropolite e qytetit. Bëhet fjalë për një bazilikë voluminoze trefeneshe me çati prej druri afërsisht e vitit 1800, së jashtmi me apsidë shumëfaqëshe të Altarit, me narteks-gjinekonit me hapësirë të madhe të ngritur dykatëshe në perëndim dhe stoa të hapur (hajat) në anën perëndimore dhe jugore. Mbulimi i naosit kryesor bëhet me çati dyujëse, fillimisht me pllaka guri që sot ruhen vetëm në apsidë. Ka dy hyrje, një në murin perëndimor të narteksit dhe një në skajin jugoperëndimor të naosit kryesor. Pjesa lindore e stoas jugore reformohet në pareklis që u dedikohet apostujve Petro dhe Pavlo. Muri i këmbanarës në anën jugperëndimore është ngrehinë e vitit 1876. Karakteristë e veçantë dalluese e kishës është një pishë e madhe, e mbirë në konkën e Altarit afërsisht në vitin 1850.

Kisha është ndërtuar me gurë gëlqerorë të skalitur trashë në shtresa të njëpasnjëshme me trashësi të ndryshme. Me kujdes më të madh janë ndërtuar këndët e godinës me gurë të mëdhënj drejtëkëndorë të latuar, si edhe harkadat e hajateve me harqe gjysëm rrethore që kalojnë mbi kolona me lartësi të vogël përmes përkrenareje rudimentare. Tregues me vlerë i artit popullor është dekoracioni i gdhendur në gurë te pragu i derës së hyrjes jugperëndimore të kishës, i cili sipas mbishkrimit bashkëkohor të tij datohet më 1816.

Kisha në brendësi është terësisht e pikturuar. Sipas mbishkrimit ktitorik të ikonografuar, pikturimi i saj përfundoi më 30 korrik 1829 në kohën e mitropolitit Anthimo nga piktorët Samarinas Christo dhe Antonio, djemë të papa-Ioannit. Po ata një vit më parë pikturojnë tek Profit Ilia në të njëjtin qytet, ndërsa veprimtaria e tyre shtrihet në të gjithë zonën e Ballkanit. Dekoracioni i kishës përmban skena nga cikli i jetës së Hyjnilindëses dhe cikli Kristologjik, skena me përmbajtje liturgjike dhe figura shenjtorësh të shumtë. Karakteristika të artit të piktorëve janë prirja dekorative, kontrastet kolore dhe lëvizja pompoze teatrale, që dëshmojnë për një ndikim të madh nga estetika e barokut perëndimor, ndërsa i gjerë është edhe përdorimi i elementeve nga arti popullor vendas.

I një arti të veçantë, me ndikim të fortë të barokut perëndimor, është ikonostasi i kishës prej druri të gdhendur të lyer me flori me cikël nga Lindja, amvoni, froni despotik dhe faltorët. Ikonostasi përmban edhe veprën më të vjetër të nënshkruar të Michail Anagnostout, ikonën Despotike të Vrefokratusas (Foshnjëmbajtëses) që datohet më 1811, ndërkohë po të njëjtit piktor i dedikohet edhe ikona Despotike e panënshkruar e Krishtit. Në një ikonë tjetër të lëvizshme të ikonostasit, mbishkrimi i vitit 1820 përmend mitropolitin Vartholomeo të Grevenas. Sot shumë prej ikonave të ikonostasit janë kopje, ngaqë autentiket janë vjedhur. Naosi kryesor dhe Altari lanë tavan me dërrasa të gdhendura me dekoracion të shquar bimor me kontraste kolore të theksuara.

Accessibility: Për shkak të një shkalle të shkurtër kisha nuk është e aksesueshme për persona në karrige me rrota apo me vështirësi në lëvizje.