GO UP

Manastiri i Agias Paraskevis

separator
Price
Scroll down

Manastiri i Agias Paraskevis

per person

Kisha e Agias Paraskevis (Shën Parashqevisë) dikur ishte kisha qendrore e manastirit me të njëjtin emër me të, që u braktis në fund të shekullit të 19-të. Sot nga kopleksi fillestar i manastirit ruhet vetëm kisha qendrore, ndërsa godinat e tjera janë të mëvonshme (shek. të 20-të). Sipas dëshmisë së një mbishkrimi të skalitur në gur të vendosur në pjesën e jashtme sipër apsidës së Altarit, ndërtimi i kishës datohet më 1713. Kisha i përket tipit katërkolonash në formë kryqi të brendashkruar, me kupola qorre tek nefi qendror dhe furrnike në pjesët këndore. Mbulimi i saj bëhet me çati dyujëse, fillimisht me pllaka argjili, të cilat sot ruhen vetëm tek apsida, ndërsa hyrja e saj ndodhet në anën lindore formuar me prag me dekoracion guri të skalitur në formë figure njeriu.

Zbukurimi ikonografik i kishës ruhet në Altar dhe në kupolen qendrore. Faza më e vjetër e ikonografisë, e fundit të shekullit të 18-të, është vepër piktori anonim. Në mjedisin e Altarit interesant është pasqyrimi i Kungimit të Apostujve, me shtesë të episodit të largimit të Judës, që e tërheq të lidhur me litar një djall me pamje cjapi. Episodi, i frymëzuar nga Bibla Sipas Ioannit (ιγ΄, 27), gjë e rrallë në artin bizantin, njeh përhapje të madhe në vitet pasbizantine në kisha të Epirit dhe Agiou Orous (Malit të Shënjtë). E rëndësishme është gjithashtu paraqitja e Liturgjisë Ëngjellore tek kupolat e Altarit, e cila pasqyron Hyrjen e Madhe të Liturgjisë së Megalou Vasileiou dhe takohet shpesh në monumente të kohës së Paleologëve, si edhe në kisha të shekujve të mëvonshëm. Mbishkrimi i ikonografuar në periferi të kupolës së naosit kryesor jep edhe datimin e dekoracionit më 1821. Në bazë të elementeve stilistike dhe të morfologjisë së mbishkrimit, dekoracioni i kupolës mund t’i atribuohet piktorit Samarinas Michail Anagnostou, i cili pikturon më 1819 kishën aty pranë të Metamorfozës. Impresionues është dekoracioni i gdhendur në dru dhe ai i pikturuar në tavanet e kishës, ndërsa ikonostasi me dru të gdhendur dhe i lyer me flori datohet në fund të shekullit të 18-të.

Accessibility: Për shkak të një shkalle të shkurtër kisha nuk është e aksesueshme për persona në karrige me rrota apo me vështirësi në lëvizje.