Monumenti i Anitsas
per person
Në lartësinë 1728 metra, në zonën Anitsa, është ngritur një monument i Luftës së Dytë Botërore për 120 Dëshmorëre Greveniotë, oficerë dhe ushtarë, të rënë në luftën kundër divizionit alpin “Julia” në nëntor të vitit 1940. Kompleksi i monumentit dhe pllakat prej mermeri u ndërtuan në vitin 1982 nga Shoqata e Ushtarëve Greveniotë të Plagosur dhe çdo vit, të dielën e parë pas 15 gushtit, zhvillohet ceremonia përkujtimore për të gjithë heronjtë e betejave të para të përgjakura të Luftës Italo-Greke (1940-1941) në malet e Pindit. Rëndësia e fitoreve në zonën më të gjerë të Pindit, tej vlerës ushtarake, ishte e vyer edhe për arsye morale. Domëthënë ngritën moralin e ushtarëve Grekë në front dhe njëkohësisht përcollën një mesazh të fuqishëm qëndrueshmërie dhe patriotizmi duke zbrapsur sulmin e tërbuar të fuqive të aksit.
Në disa prej pllakave të mermerit pasqyrohet vetflijimi mallëngjyes i grave të zonës të cilat, sipas një dëshmie të strategut Stanota në një letër personale të tij, mbështetën ushtarët duke transportuar në krahët e tyre, në mes të dëborës së dëndur dhe të ftohti, municion luftarak, ushqime dhe materiale të tjera të nevojshëm për ta. Më tej përmendet se pastruan rrugë dhe shtigje duke hapur akoma edhe rrugë të reja aty ku nuk kishte për të shkuar njësitë në vijën e parë të frontit.
Accessibility: Akses i limituar, zona nuk ka platformë për karrige me rrota.