GO UP

MUZEU I KËRPUDHAVE LAVDAS

separator
Price
Scroll down

MUZEU I KËRPUDHAVE LAVDAS

per person

I vetmi muze për kërpudhat u krijua më 2011 (6 nëntor) nga Shoqata Kulturore e Lavdanitëve “I LAVDA” në një godinë tradicionale prej gruri në fshatin Lavda të Grevenas, në një peisazh magjepsës 12 km nga Vasilitsa dhe 15 km nga Valia Kalnta. Në zonën më të gjerë gjeografike të fshatit ndodhet Orliakas, që është cilësuar si “zonë mrekullie natyrore të rrallë” dhe bukurie estetike të lartë me florë dhe faunë të pasur, por kryesisht kërpudha. Në mjedisin e “Muzeut të Kërpudhave” vizitori sheh monstra nga kërpudhat e Grevenas të thara dhe mikrografi – skulptura kërpudhash të trupëzuara në vitrinat e muzeut që përngjasojnë në mjedisin e tyre natyral. Përveç informacionit të specifikuar të bibliografisë lidhur me kërpudhat, i cili jepet nëpërmjet materiali optiko-akustik të formuar në mënyrë të përshtashme, ofrohet mundësia e analizës mikroskopike. Madje salla me mjetet optiko-akustike, me takim të planifikuar paraprakisht, përdoret për seminare-seanca ditore dhe ligjërata arsimore duke u ofruar në këtë mënyrë mundësi shkollave dhe grupeve të tjera që të zgjerojnë njohuritë e tyre për kërpudhën dhe mjedisin natyror.

Koleksioni është i vizitueshëm për publikun me takim të planifikuar paraprakisht me qëllim garantimin e shoqërimit të nevojshëm në mjediset e muzeut.

Accessibility: Akses i limituar, muzeu nuk ka platformë për karrige me rrota.