GO UP

Kisha e Shën Taksiarkon, Lohmi

separator
Price
Scroll down

Kisha e Shën Taksiarkon, Lohmi

per person

Bëhet fjalë për bazilikë trenefëshe me narteks në anën perëndimore dhe stoa të mbyllur në anën veriore, ku ndodhet edhe hyrja. Sipas mbishkrimit ktitorik kisha u ndërtua më 1848 në kohën e Mitropolitit të Grevenas Ioannikiou dhe u pikturua nga piktorë të ardhur nga Pogoni i Eperit. Muratura përbëhet nga gurë të skalitur trash, ndërsa me kujdes të veçantë është e ndërtuar absida me absidoma qorre që përfundojnë në harqe me kurbësi të dyfishtë. Në brendësi të kishës ruhen afreske në anën veriore dhe në altar, punime të piktorëve të ndryshëm. Interes paraqet dekoracioni i pikturuar bimor në kornizat e ikonostasit të drunjtë. Dy manuale me dekaracion relievi të thjeshtë janë të vendosura në të dya anët e hyrjes së Altarit. Në anën e jashtme perëndimore të kishës ndodhet e murëzuar një pllakë mbishkrimi relievi të skalitur me karakter apotropaik me dekoracion kryqi me dy gjysëm henëza në të dya anët, ndërsa në anën e poshtme është ylli i Davidit.

Accessibility: Monumenti është plotësisht i aksesueshëm, nuk ka platformë për karrige me rrota.