GO UP

Ura Kastrou – Megarou

separator
Price
Scroll down

Ura Kastrou – Megarou

per person

Ura e Kastros, e njohur edhe si Ura e Pashait, mbi lumin Greveniti, degëzim i Aliakmonas, ndodhet në kufi të vendbanimeve Kastro dhe Megaro, tek shtegu i vjetër që mundësonte komunikimin midis tyre, por edhe me Grevenan afërsisht deri në mesin e shekullit të 20-të. Ura është me një hark me gjatësi 21m, gjerësi 2,90m dhe lartësi 6,5m. Interes të veçantë paraqet harku gjysëm rrethor i saj me hapje 11,40m dhe lartësi 5,70m. Ura është e ndërtuar me gurë gëlqerorë të latuar me një sistem të papërsosur pseudoizodom. Pjesa kaluese është e shtruar me gurë gri dhe kishte parapet të ulët prej gurësh të zgjatur të vendosur pingul, prej të cilave sot ruhen vetëm gjashtë. Koha e ndërtimit të saj nuk dihet, por, në bazë të morfologjisë së saj, mund të mendohet se është ndërtuar në shekullin e 19-të. Emërtimi “Ura e Pashait” (tu Pasha to gefyri) ka shumë gjasë se lidh ndërtimin e saj me një titullar të lartë Otoman nga vendbanimi i Kastros, ku ishte edhe selia-kalaja e agait lokal si edhe deri në vitin 1924 vendbanim myslimanësh greqishtfolës të njohur si Valaades.

Accessibility: Akses i limituar, nuk ka platformë për karrige me rrota.